Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë prokurorin Hysen Keta.
Ish-derjtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra prej KPK më 25 korrik të 2019. Ai u shkarkua nga detyra pasi kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë.
Vendimi i KPK-së u ankimua nga Keta dhe truoa Kolegjit e kryesuar nga Sokol Çomo me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama, vendosi ta kalojë çështjen në seancë publike me qëllim “konstatimin e drejtë të gjendjes faktike të çështjes, nëpërmjet përsëritjes së marrjes së provave të nevojshme”.
Në seancën publike më 26 janar, kryesuesi Çomo vuri në dukje se provat shtesë ishin përgjigjet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Tiranës në lidhje me shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të ardhurat e Ketës në vitet 93-98.