Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Kosova pret vizitën e zyrtarit të rëndësishëm amerikan

Lajme të ngjashëm

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Kosovën. Lajmin e bëri të ditur sot Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në axhendën e dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë kosovare, thuhet se në datën 20 nëntor, në orën 07:45, kongresmeni Engel do të zhvillojë homazhe tek pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë, në oborrin e qeverisë së Kosovës, ndërsa në orën 08:00 do të zhvillohet mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës për të vijuar me konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel.

Në axhendën e njoftuar nga qeveria është edhe pjesëmarrja e kryeministrit në konferencën për lançimin e fondacionit Sfidat e Milleniumit në Kosovë (ora 10:00) dhe takimi me Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit), raporton agjencia telegrafike shqiptare.

Ndërsa, nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se kryeparlamentari, Kadri Veseli pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel, të shtunën në orën 16:30.

Më shumë