Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kosova e hapur për zgjedhje të reja në Veri, ministrja Gërvalla: Bandat kriminale të mos i kërcënojnë serbët të votojnë

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se Kosova është e hapur ndaj mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

Gërvalla, siç raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, tha se para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë. “Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja duhen hapa në mes.”

Shefja e diplomacisë kosovare, ka kërkuar edhe angazhim nga Serbia, që të mos i kërcënojë serbët që jetojnë në Kosovë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Sepse, ne e shohim që kemi nevojë për përfaqësues që pranohen nga populli, por nuk mund t’i kemi këta përfaqësues nëse bojkotohen zgjedhjet, dhe nëse njerëz që pastaj marrin pjesë dhe përballen me dhunë nga këto turma dhe bandat kriminale që vijnë nga Serbia”, është shprehur Donika Gërvalla-Schwarz.

Pas trazirave në veri të vendit, NATO-ja ka shtuar prezencën, derisa përforcimet kanë arritur këtë javë.

Më shumë