Agjencia e lajmeve njoftoi se Koreja e Veriut testoi sot me sukses bombën me hidorgjen, çka nëse rezulton e vërtetë, tregon për një përparim të madh të armatimit në shtetin komunist.
Më parë Koreja e Veriut ka përdorur bomba me pluton ndërsa ajo me hidrogjen është disa herë më e fortë. Gjatë kohës që u testua bomba, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, një tërmet 5.1 i shkallës rihter u regjistrua 15 kilometra nga vendi i testimit.