Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se shtetasi me ininciale A.F, banues në Korçë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.
Njoftimi i Policisë: DVP Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.