Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji ka folur për mediat sot në orën 14:30 ku nuk ka nguruar të japë dhe mesazhe politike.
Ai tha se “Korça masivisht po voton për PD dhe se këto janë orët e fundit të sektit të Rilindjes”. Mirëpo deri në orën 19:00 nuk lejohet të bëhen jepen mesazhe dhe të bëhen thirrje politike, pasi duhet të mbyllet procesi i votimit.
Disa televizione që po e transmetonin “live” Salianjit, ia kanë ndërprerë sinjalin.
Ervin Salianji: Ka një vrull të qytetarëve në çdo cep dhe në çdo qendër të votimit sepse duan ndryshimin, kjo qeverisje i ka varfëruar dhe diskriminuar. Në çdo qendër procesi po ecën me qetësi ashtu si i takon Korçës dhe qytetarisë korçare. Ne i bëjmë thirrje për qetësi dhe pjesëmarrje masive. Janë orët e fundit të qeverisë Rama dhe sektit të tyre rilindas. Qarku i Korçës po voton masivisht për PD, i bëjmë thirrje të gjithëve të dalin të votojnë.