Ilir Meta është shprehur sot se partia që ai drejton, në aspektin e zhvillimit ekonomik të vendit, do të rrisë pagat për t’i kthyer ato nga mbijetese që janë aktualisht, në paga që garantojnë mirëqenie për familjet shqiptare.
“Ne synojmë të kemi një zhvillim ekonomik, që përkthehet në rritjet e pagave aktuale të shumicës së shqiptarëve, që janë paga mbijetese, sa për të mbajtur frymën gjallë, në “paga të jetesës” që garanton mbulimin e kostove të jetesës, dhe një mirëqenie të familjeve shqiptare.
Për një jetë cilësore dhe me dinjitet në vendin e tyre. Ne do të miratojmë ligjin për indeksimin e pagave në raport me inflacionin dhe rritjen ekonomike, rritje e pagave që do të realizohet çdo vit”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë.
Kjo forcë politike është duke mbajtur sot Konventën e Parë Kombëtare, ku po miratohen disa ndryshime të rëndësishme statutore, do të votohen strukturat e reja drejtuese të saj dhe konfirmimi i Ilir Metës si kryetar.
Lexo edhe: “Koha është tani”, zotimi i Ilir Metës: Partia e Lirisë do t’i japë fund regjimit të Edi Ramës