Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kontrollin në banesat e 3 gjyqtarëve të cilët rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka përgëzuar Policinë e Shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza.
‘Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re’, shkruan Rama.