Ecen me ritme te shpejta puna ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Godina kryesore ka mbyllur fazen e pare te punimeve dhe ne nje kohe te shkurter do te nise raundi i dyte i rikonstruksionit te saj. Ne kete godine jane bere funksionale disa ambiente te reja per Akademine e KF Tiranes. Ekipet e moshave tani kane kushtet e nevojshme per tu pergatitur si duhet.
Shume shpejt do te rikonstruktohen edhe ambientet e brendshme ne katin e pare te godines per ti siguruar ekipit te pare komoditetet e duhura. Puna vijon me ritem te larte edhe ne ambiente te tjera te kompleksit. KF Tirana do te jete shume shpejt modeli per tu ndjekur ne futbollin shqiptar.
Ndwrkohw Tirana ka vazhduar pergatitjet per ndeshjen e radhes perballe Flamurtarit. Kire Ristevski dhe Erando Karabeci i jane bashkuar grupit me itensitet te plote dhe pritet te jene te gatshem per ndeshjen ndaj Flamurtarit. Gjergji Muzaka ka qene i pranishem ne “Skender Halili” por nuk eshte stervitur per arsye shendetesore nderkohe qe neser pritet te jete i gatshem per te vijuar pergatitjet.
Ndeshja e radhes per Tiranen do te luhet te premten perballe Flamurtarit nderkohe qe mbeten per tu percaktuar zyrtarisht stadiumi ku do te luhet dhe ora e ketij takimi. Kryeqyteti nuk ka ende nje stadium te gatshem duke patur parasysh se “Qemal Stafa” dhe “Selman Stermasi” jane ne rikonstruksion.