Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Komani/ Ish drejtori i KESH, Harasani: Të spostohen shtyllat e tensionit të lartë

Lajme të ngjashëm

Për Andis Harasanin, ish drejtor në KESH, ish deputet i PS, tashmë i transferuar në SHBA, nuk ka asnjë problem nëse do të spostohen katër shtylla të tensionit të lartë për të shpëtuar vendbanimin ilir të Komanit.

Deklarata e Harasanit u bë për Gazeta Shqiptare. “Linja mund të spostohet. Nuk ka asnjë problem. Nuk ka asnjë vështirësi të lëvizësh apo të spostosh katër shtylla” tha Harasani. I pyetur nga gazetarja e GSH mbi kostot e këtij projekti, Andis Harasani thotë se nuk ka ndonjë shpenzim të madh.

“Punimet nuk kanë filluar ende. Eshtë fare e thjeshtë të bëhet spostimi i shtyllave”. Harasani kthehet në një tjetër emër që mbështet grupin e intelektualëve, historianëve, arkeologëve, Forumit të Trashëgimnisë që kanë dalë në mbrojtje të vendbanimeve ilire të Komanit.

Disa ditë më parë edhe këshilli shkencor i Institutit Arkeologjik ka kundërshtuar vendimin e ministrisë së Kulturës për ta lënë Komanin në dorën e OST vetëm për katër linja, dhe të prishet pjesa e trashëgimnisë. Debatet po vazhdojnë. Më herët, Gjergj Bojaxhiu, në cilësinë e kryetarit të Forumit për Trashëgimninë, dhe ish drejtor i KESH, doli në mbrojtje të sitit arkeologjik e kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës. 

Më shumë