Komandanti i KFOR në Itali, Angelo Michelle Ristuccia ka thënë se po të mos ndërhynte KFOR në Zveçan, tani do të kishtë shumë persona të vdekur.
“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, u shpreh Ristuccia për gazetën italiane “La Republica”.
Komandanti i NATO deklaroi se në Zveçan ka patur persona të cilët kanë “nxitur me qëllim turmën” e serbëve, të cilët kanë 4 ditë që protestojnë para objektit të komunës.
Sakaq, rreth 30 ushtarë të KFOR janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë, pranë objektit të komunës së Zveçanit.
Në mesin e tyre ishin edhe 14 ushtarë italianë dhe 19 të tjerë hungarez.
Plagët e tyre janë kryesisht fraktura të gjymtyurëve nga gurët dhe shkopat e bejsbollit të turmës serbe, djegie nga molotovët e hedhur, e ndërkohë 3 ushtarë hungarez janë plagosur me armë zjarri.