Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Komandanti i KFOR kritikon veprimet e Kurtit në veri: Janë të njëanashme, mjedisi në kufirin me Serbinë është bërë i rrezikshëm

Lajme të ngjashëm

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka kritikuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri të Kosovës.

Shefi i misionit të NATO-s ka thënë se vendimi i Kurtit për vendosur kryetarë komunash shqiptarë, të panjohur nga serbët është veprim i njëanshëm. Ristuccia gjithashtu ka kritikuar përdorimin e forcës për futjen e kryetarëve në komuna, që e ka cilësuar si veprimi i dytë i njëanshëm nga kryeministri kosovar.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha komandanti i KFOR për gazetën italiane “Corriere Della Sera”.

Ristucia shtoi se mjedisi në Veri të Kosovës është bërë i rrezikshëm dhe kjo nuk i shërben aspak dialogut për paqe që BE synon në Kosovë.

“Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë”, deklaroi Angelo Michele Ristuccia.

Më shumë