Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Selanik. Gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe sekuestruar rreth 300 gram kokainë dhe mbi 30 mijë euro.
Bëhet me dije se shtetasi shqiptar ishte liruar pak kohë më parë nga burgu, pasi ishte akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Nga hetimet policorë të kryera në shtëpinë e tij dhe në magazinën që përdorte, u gjet edhe një pistoletë bashkë me 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për përzierien e drogës dhe dy peshore elektronike precize.