Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Kishin mbetur në mes të detit, shpëtohen tre shtetasit e huaj në Vlorë

Lajme të ngjashëm

Policia  kufitare e Vlorës ka shpëtuar  tre shtetas të huaj që ngelur në det të hapur, pasi mjeti lundues i tyre kishte pësua defekt.

Tre shtetasit e huaj ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre drejt Turqisë, ku edhe kishin destinacionin përkatës.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përball derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Më shumë