Dy terroristë pakistanezë planifikonin që të gjakosnin Greqinë me sulme terroriste.
Autoritetet greke kanë arrestuar udhëheqësin 27-vjeçar Hayder, i cili jeton në Zakynthos dhe 29-vjeçarit Husein. Terroristët kishin planifikuar të hidhnin në erë një restorant, por me së shumti synonin sinagogën izraelite në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se dy personat kishin një grup dhe palanifikonin të hidhin në erë subjekte apo të kryeni sulme të tjera terroriste, teksa urdhrat i merrnin nga vendi i tyre.
“Për sulmin mund të përdorni armë dhe gaz restorantin apo edhe granata dhe eksplozivë”, thuhet se u shkroi lideri në aplikacionin e komunikimit ËhatsApp. Kur dy pakistanezët, të moshës 27 dhe 29 vjeç, i thanë se nuk mund të gjenin armë të tilla, “udhëheqësi” u tha: “Nëse nuk gjeni dot armë dhe eksplozivë, do të shkoni në restorant kur të ketë njerëz dhe do ta vendosni një zjarr me shishe propan (një nga një grup i gazrave të lëngshëm të naftës). Kështu do të digjen ata që janë brenda”.
Ai u kërkoi atyre të rekrutojnë njerëz të tjerë për të kryer atentate në sheshe, stadiume dhe qendra tregtare. Tarifat që ai u premtoi ishin 10,000-15,000 euro. Dy të “rekrutuarit” dyshohet se kanë tentuar të rekrutojnë bashkatdhetarët e tyre dhe për këtë arsye janë sjellë të paktën 15 persona, por policia greke ende nuk ka arritur në gjurmët e tyre.
“Prototheme” shkruan se pakistanezët armët i siguronin nga një grup kriminel shqiptarë.
“Ata kishin krijuar një marrëdhënie përmes të burgosurve kriminalë, me bashkatdhetarë dhe madje edhe shqiptarë për armë” shkruan “Protothema”.