Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Kina po hap një nga gropat më të thella në histori, qëllimi është për të gjetur jetë në thellësi…

Lajme të ngjashëm

Kina po hap një nga gropat më të thella në historinë e njerëzimit me shpresën për të gjetur jetë në thellësi të Tokës. Ata do të gërmojnë për disa vite, duke kaluar 10 shtresa shkëmbinjsh për të arritur në 10 mijë metra thellësi.

Qëllimi i tyre është të gjejnë minerale që janë deri në 145 milionë vite të vjetra, që nga koha e dinosaurve. Këto minera të pa zbuluara mund të jenë të vlefshme. Por, ka shpresa se në atë thellësi mund të gjindet një lloj jete.

Llojet e jetës që kërkohen janë krijesa të ngjashme me planktonet e detit (planktoni është grup i organizmave që enden në afërsi të oqeaneve, detërave dhe masave të ujërave të ftohta), pasi gërmimet e mëparshme gjetën specie që kishin të përbashkëta me speciet detare, në rreth 5 kilometra thellësi.

Kjo do të jetë një përpjekje shumë e shtrenjtë dhe kërkon shumë kohë për Kinën, pasi duhet shumë pajisje për të gërmuar një gropë 10 kilometra të thellë.

“Vështirësia e ndërtimit të projektit të shpimit mund të krahasohet me një kamion të madh që lëviz në dy kabllo të hollë çeliku”, tha një zyrtar nga Akademia Kineze e Inxhinierisë.

Gjithashtu, kinezët kanë shpresa se gërmimi i një grope të tillë, do t’i ndihmojë ata të studiojnë dhe kuptojnë më tepër fatkeqësitë natyrore si tërmetet dhe vullkanet. Vrima më e thellë e hapur ndonjëherë ishte rreth 12 mijë metra nga Bashkimi Sovjetik, projekt i cili nisi në vitet 70’ dhe u mbyll rreth viteve 90’ pasi një mungese fondesh.

Më shumë