Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Kim Jong Un e bën të paligjshme vetëvrasjen, thotë se është “tradhëti kundër socializmit”

Lajme të ngjashëm

Tashmë në Korenë e Veriut është e ndaluar me ligj….të vrasësh veten. Sipas një raporti, diktatori Kim Jong Un ka firmosur një urdhër të fshehtë duke e bërë vetëvrasjen të paligjshme.

Sipas urdhrit që është shpërndarë në të gjitha provincat, dhe zyrtarvëe vendas u është kërkuar ta implementojnë, vetëvrasja konsiderohet “tradhëti ndaj socializmit”.

Urdhri është shpërndarë në një takim emergjent të autoriteteve për t’i bërë ballë situatës kritike në vend.

Koreja e Veriut përballet me një valë të madhe vetëvrasjesh, ku vetëm gjatë këtij viti në qytetin Chongjin janë shënuar 35 të tilla.

Duke folur në takim, një zyrtar tha: “Pavarësisht politikës për parandalimin e vetëvrasjeve të ratifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm, zyrtarët nuk arritën të gjenin një zgjidhje të përshtatshme.

“Shumica e vetëvrasjeve janë shkaktuar nga varfëria e madhe dhe uria, kështu që askush nuk mund të dalë me një kundërmasë tani”, raporton Radio Free Asia.

Një prej rasteve më të rënda është vetëvrasja e një djali 10-vjeçar së bashku me gjyshen e tij, të cilët u helmuan me ilaç miu pasi dy prindërit vdiqën nga uria.

Rastet e vetëvrasjeve masive, ku përfshijnë një familje të tërë, janë më të shpeshta në Korenë e Veriut.

Më shumë