Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
34 %
4.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

KFOR shpërndan protestuesit serbë në Zveçan, qytetarët nga Beogradi provokojnë me këngë nacionaliste

Lajme të ngjashëm

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve në komunën e Zveçanit. KFOR ka paralajmëruar protestuesit serbë që të shpërndahen, por ata nuk janë bindur.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte paralajmërimi me megafon i KFOR.

Ndërkohë, protestuesit serbë shpesh provokojnë duke vënë në sfond këngë patriotike serbe ku thuhet se Kosova është Serbi. Këto qytetarë nuk ishin vetëm banorë të zonavë përreth por kishin ardhur edhe nga Beogradi për t’iu bashkuar protestës.

Kujtojmë që më datë 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave u ndihmuan nga policia kosovae., pasi grupe qytetarësh vendas kundërshtuan hyrjen e tyre në zyra, të cilat përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Kjo rritje tensionesh u kritikua dhe nga vendet anëtare të BE dhe SHBA, ndërkohë që Vuçiç  ka thënë se Serbia është në gatishmëri luftarake.

Më shumë