Meliza Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili u shpreh se KFOR duhet të marrë kontrollin e veriut në Kosovë. Ajo e cilësoi si “çmenduri” atë që i pari i qeverisë tha sot në konferencën e zakonshme para gazetarëve.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ish Ministrja e Jashtme theksoi se mbrojtja paralele, i paraprin ndarjes së Kosovës. Sipas saj skenari mbetet i njëjtë si para disa vitesh, por duke përdorur mjete të ndryshme.
“Kjo është çmenduri!’Protektorati’ eventual i veriut është parathënie për ndarjen e Kosovës… pra skenari i para pak vitesh. Mjeti tjetër, qëllimi i njejtë!”, shkruante ish Ministrja e Jashtme së Kosovës, Meliza Haradinaj.
Ky është reagimi i parë që vjen nga Kosova pas konferencës së sotme me gazetarët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kjo është çmenduri!
‘Protektorati’ eventual i veriut është parathënie për ndarjen e Kosovës… pra skenari i para pak vitesh. Mjeti tjetër, qëllimi i njejtë! https://t.co/tqilefCLp6
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 28, 2023