Në marrëveshjen e 5 qershorit, një nga dakortësitë e marrëveshjes ishte që krimet zgjedhore t’i kalonin SPAK.
Gjatë mbledhjes në ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, që detyron prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e SPAK t’i japin informacion KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore.
Deputeti i PS-së Adnor Shamti, e solli projekt ligjin në kuvend, por pas 5 muajsh ai nuk është miratuar ende.
Adnor Shameti: Sipas pr.ligjit krimet elektorale i njihen si kompetencë…. Të miratohet.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë nuk e mbështeti thirrjen e relatorit.
Besmir Beja: I panevojshëm, cënon një sërë garanci të frymës së reformës në drejtësi. Zoti i çështjes është prokurori, jo drejtuesi i prokurorisë.
Ndërkohë që ka dalë kundër edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Kujtim Luli: Nuk janë të nevojshme, cenojnë pavarësinë e prokurorit
Ulsi Manja: Janë të tepërta, nuk merr parasysh ruajtjen e sekretit hetimor.
Vasilika Hysi: Këshilli Politik të na sqarojë, pse zhbëhet shtylla e reformës në drejtësi?
Pas diskutimeve, Komisioni e shtyu miratimin e ligjit për një moment të dytë.