
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës si qytetar i thjeshtë i Kosovës.
KASH vlerëson aktin prej burri shteti të dorëheqjes dhe shpreh besimin te pafajësia e Haradinajt.
“Shpresojmë se Gjykata Speciale do të tregojë respekt dhe paanësi për veprën e UÇK dhe të Kryeministrit Haradinaj, për luftën e drejtë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe të dallojë qartë viktimat nga dhunuesit e tyre”, thuhet në reagim.
E PLOTË:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktin prej burri shteti, shpreh keqardhjen për dorëheqjen e papritur të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Hajradinaj dhe ngre shqetësim për motivet që e detyruan në marrjen e këtij vendimi.
CAA shpreh besimin e plotë në pafajësinë e Tij, ashtu si dhe herë të tjera, dhe uron që të kthehet sa më shpejt për t’u vënë në shërbim të Kosovës.
Pa dashur të paragjykojmë motivet, shpresojmë se Gjykata Speciale do të tregojë respekt dhe paanësi për veprën e UÇK dhe të Kryeministrit Haradinaj, për luftën e drejtë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe të dallojë qartë viktimat nga dhunuesit e tyre.
Enough is enough!