Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Kërkojnë ripërsëritjen e provimit, maturantët para Ministrisë së Arsimit: Premtuat që s’do kishte pyetje jashtë programit

Lajme të ngjashëm

Disa maturantë kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke kërkuar ripërsëritjen e provimit të lëndës me zgjedhje. Kjo kërkesë vjen një ditë pasi ata e dhanë provimin, më datë 24 qershor.

Ata thanë se kishin zgjedhur si lëndë me zgjedhjeve për provimin mbyllës të Maturës Shtetërore, Biologjinë dhe Fizikën, ama pyetjet ishin jashtë programit. “Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit”, ka thënë një prej tyre.

Me parulla në duar dhe me thirrje kundër Ministrisë, nxënësit kërkuan si alternativë që të hiqen ato pyetje që kanë qenë jashtë programit dhe ata të futen përsëri për ritestim. Nuk duam të na falin pikë, ka thënë një vajzë maturante, duke kërkuar vlerësim të drejtë.

Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, u shpreh ajo.

Më shumë