Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur zyrtarisht vakant postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Megjithëse plotësimi i këtij vendi duket disi larg, duke marrë parasysh përplasjen politike për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, Kuvendi sipas ligjit i bën thirrje të gjithë prokurorëve që plotësojnë kriteret të kandidojnë deri në afatin e fundit, 12 dhjetor 2017.
NJOFTIMI:
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.
Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.
Adresa: Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.
Bashkëlidhur vendimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Nr. 9, datë 7.12.2017
Vendimi i Komisionit të Ligjeve për procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëmVendimi i Komisionit të Ligjeve për procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm