Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Kërcënoi me armë një person, shpallet në kërkim 29-vjeçari me precedent kriminal, në banesë i gjendet arsenal armësh dhe targa të Policisë

Lajme të ngjashëm

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Matit pasi ka kërcënuar me armë një tjetër shtetas.

Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se 29-vjeçari me ininciale H.D, me precedent të theksuar kriminal, në një lokal në qytetin e Burrelit për motive të dobta ka kërcënuar një qytetar. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët, mirëpo 29-vjeçari sapo pa shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk janë bërë të mundura inincialet e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mat/Kanosi një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29-vjeçari.

29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit  në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive  të dobëta, menjëherë kanë shkuar në  adresën e marrë. Shtetasi H.D., porsa ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi  ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D.,  29-vjeç, banues në Burrel.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Më shumë