Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook, ironizon protestën e opozitës ditën e nesërme kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri me mandat dy vjeçar.
Ndreu shprehet se SHBA dhe BE përkrahin zgjedhjen e kryeprokurorit ndërsa opozita është rreshtuar në krah të kundërt.
Reagimi i Ndreut:
SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çatrafiluar e opozitës apo te integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para. Sepse nuk kanë koh me humb më me suflerë të çertifikuar me prapësi pafund në këto vite postkomuniste ! Populli të rrijë i qetë se Reforma në Drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi ! Keni 1001 menyra më të këndëshme me humb kohën nesër se sa me u marrë me protesta bajate e pa sens !