Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini “del nga vetja” kur e vizitojnë miqtë e saj të vjetër në Londër, ku ajo qëndron prej kohësh pasi u martua me të dashurin e saj anglez.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Anjeza shfaqet nën shoqërinë e këngëtarit nga Kosova, Dren Abazi, me të cilin ka patur edhe një bashkëpunim muzikor disa vite më parë. Teksa në tavolinë e tyre e kanë shtruar mirë e mirë me ushqime dhe pije në një bar në Londër, ata po kënaqen në bisedën e tyre, madje Anjeza duket se po e shijon në maksimum këtë takim, pasi është shkrirë gazit teksa apo flasin me njëri-tjetrin. Por ajo që na bën të gjithëve kurioz, është se çfarë e ka bërë këngëtaren të qeshë me të madhe?!