Reperi i njohur kosovar Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Erzina ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Din.
Emri i vogëlushit është zbuluar nga familjarët e tyre. Mësohet se Lindja është realizuar në Kanada në orët e pasdites së 23 shkurtit.

Çifti janë zhvendosur atje bashkë me vajzën, Izën në muajt e fundit të pritjes së dytë të ëmbël të Erzinës.