Këngëtari i njohur i muzikës italiane, Albano Carrisi, ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare.
Carrisi ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Ndërsa emri i është vendosur nga i ati i tij, Carmelo Carrisi, i cili mbërriti si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore nw vendin tonë.
“Është një lidhje tërësisht e veçantë ajo me Shqipërinë”, Tregon artisti, duke rrëfyer fjalët e të atit, Carmelo Carrisi. “Të quajtëm Al Bano – më thoshte -, sepse kam qenë në Shqipëri gjatë luftës. E megjithatë nuk vrava askënd”. Mbi të gjitha, Carmelo Carrisi u kthye i gjallë nga “Atdheui i Shqiponjave”. “Flinte në shtëpitë e shqiptarëve që i jepnin bukë misri”, tregon Al Bano.