Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
6.2kmh
0 %
Die
25 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

“Ke qenë qumështor atë kohë”, gazetari përplaset me kreun e Përgjithshëm të Arkivave: Dhërmiu është 99.99% me popullsi greke

Lajme të ngjashëm

Gazetari Stavri Marko ka shkaktuar debat me deklaratat e tij, ku tha se flamuri i Vorio Epirit është simbol i “pavarësisë së Himarës”.

Madje ai tha se 99.99% e popullsisë në Dhermi nga ku ka edhe origjinën, është greke, gjë që e ka kundërshtuar ashpër kreu i Arkivës Shtetërore Ardit Bido.

Bido tha se Dhermiu mbizotëron nga popullësia shqiptare dhe se vetëm 14.5% janë me kombësi greke.

Pjesë nga biseda në “Opinion” në Tv Klan:

Stavri Marko: Dhërmiu është 99.99% është popullsi greke.

Ardit Bido: Petro Marko kushëriri juaj i largët që deklaronte që është shqiptar çfarë ishte?

Stavri Marko: Lëre Petron ti, ku ke parë ti. Ke qenë qumështor kur ka qenë Petro artist o burrë.

Ardit Bido: Në zonën e Bashkisë Himarë ka tre fshatra me fluiditet të identitetit etnik që është Himara fshat, jo qyteti, Dhërmiu dhe Palasa, të cilët një pjesë e popullsisë së atyre fshatrave janë vetëidentifikuar gjithmonë si grekë. Në këtë studim bëj analizë se sa janë këta. Rezulton se kjo shifër është 14.5% e Bashkisë Himarë. Ka qenë statike që prej viteve ’30 në çdo rast që është bërë një testim i popullsisë së atyshme përfshirë edhe censusin e vitit 2011 që nuk ka pasur bojkot në këtë bashki.

Më shumë