Stefan Nedelkoviç është një nga katër personat e vrarë në Banjskë të Zveçanit. Mediet serbe kanë raportuar se 31-vjeçari ka qenë pjesë e grupit terrorist që goditi ditën e djeshme Kosovën. Ai është banor i Zveçanit, ndërsa është publikuar edhe një fotografi e tij.
Deri më tani janë zyrtarizuar katër të vdekur nga grupi terrorist i serbëve. Sot u gjet trupi i pajetë i një sulmuesi tjetër që u konfirmua edhe nga prokurori Naim Abazi.
Kërkimet nga forcat speciale të Kosovës vijojnë, të cilët po kontrollojnë edhe automjete të ndryshme ku dyshohet se fshihen armë që lidhen me grupin kriminal.