Presidenti i ri i Katalonjës, Pere Aragones, do të kërkojë mbajtjen e një referendum të ri për pavarësinë e rajonit të tij.
Edhe pse në Spanjë menduan se do të binin në qetësi me zgjedhjen e presidentit të ri, Aragones i ka premtuar lëvizjes pro-pavarësisë se do ta kërkojë referendumin te qeveria spanjolle.
Kujtojmë se 1 vit më parë në Katalonjë u zhvilluan protesta të shumta për pavarësi, por pa arritur që të shkëputen nga Spanja.