Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike, Karen Donfried, ka mbërritur në Tiranë. Ajo është takuar mbrëmjen e sotme me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim dhe Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Lajmin e bën të ditur ambasada amerikane, ku njofton se në takim u diskutua mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian
“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
1/2 Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried & Komisioneri Europian për Zgjerimin @OliverVarhelyi u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në 🇪🇺. https://t.co/SgjzE1XSmF
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 28, 2022