Dy kilogramë kokainë dërguan pas hekurave një shqiptar në Itali, ndërsa kishte më shumë se 3 vite që operonte ne fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si Fabian Falli, është përgjegjës për shpërndarjen e më shumë se 850 dozave kokainë nga marsi i vitit 2019 në korrikun e 2021-it.
Lënda narkotike, sipas akuzës, shpërndahej në provincat e Macerata-s, Morrovalles, Montecassione dhe asaj të Ankonas. Dozat shpërndaheshin në vende publike ose në rrugë.
Bëhet fjalë për një gramë e cila shitej për rreth 70 ose 100 euro. Para arrestimit, i riu shqiptar u kap duke tërhequr shumën e parave, dhe duke futur rreth 2 kg kokainë çantë.
Pala mbrojtëse, u shpreh se gjatë kohës për të cilën akuzohej 27-vjeçari për shpërndarje, ai ndodhej në Shqipëri.