Një qytetar nga Shkodra është ndaluar nga policia pasi ngiste makinën pa rrip sigurimi. Në mënyrë që polici të mos i vinte gjobë qytetari i ka ofruar rryshfet policit, një vlerë prej 400 lekësh të reja.
Sipas policisë shtetasi A.G, 65 vjeç në vendin e quajtur “Xhabije” në qytetin e Shkodrës, i ka ofruar 400 lekë punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.
Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.