Efektivët e Europol, në një operacion të përbashkët me Policinë e Portugalisë dhe Mbikëqyrjen Doganore të Agjencisë Tatimore, kanë sekuestruar një anije peshkimi pa flamur në ujërat pranë Cape Verde të ngarkuar me 1000 kilogramë kokainë.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA (Drug Enforcement Administration) dhe Marinën Spanjolle, nga i cili mësohet se janë arrestuar gjashtë persona, ku dy prej tyre janw shqiptartë. Sipas medieve spanjolle, katër të tjerët janë nga Gana.
Hetimi është rezultat i kanaleve ekzistuese ndërkombëtare për luftën kundër trafikut të drogës, nëpërmjet të cilave u mor informacion nga agjencia amerikane, e cila paralajmëronte ekzistencën e një organizate kriminale ndërkombëtare që do të tentonte të kryente transferimin e një sasie të madhe të kokainë nga një anije në tjetrën në det të hapur.
Informacioni në dispozicion të hetuesve përkonte me atë të njësive të hetimit kundër trafikimit të drogës të Policisë Gjyqësore Portugeze, për këtë arsye u krijua një operacion i përbashkët për të gjetur vendndodhjen e saktë të transportit të kokainës.
Me sinjalizimin e marrë, përgjimi i shpejtë i anijes u projektua si skenari më efektiv për të parandaluar devijimin e drogës në një mënyrë të larmishme drejt Spanjës.