Policia malazeze ka sekuestruar ditën e sdjeshme në qytetin e Tuzit 84 kg kanabis.
Lënda narkotike, e ndarë në 97 pako, dyshohet se është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës,
Ndërsa autori ende nuk është arrestuar, shkruan gazeta malazeze “Vijesti”.
Sipas policisë autori është kthyer duke u fshehur në Shqipëri, pasi trafikoi kanabisin në Mal të Zi.
Ndërkaq, policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo