Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës njëjtë si dhe në seancat e kaluara shkaktuan kaos dhe pengimin e zhvillimit normalisht të rendit të ditës.
Përmes një postimi në “X”, kryeministri Rama shprehet se opozita ka prekur fundin duke marrë me vete “hallin e një të kërkuari nga drejtësia”, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama thekson se Berisha nuk do t’i lëshojë derisa t’i shkërmoqë.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i… pic.twitter.com/NFYDBmgQqQ
— Edi Rama (@ediramaal) November 20, 2023