Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
45 %
1kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
33 °
Die
25 °
Hën
31 °
Mar
31 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Kanosi një person në Lushnje, arrestohet 28-vjeçari nga Kamza, ja çfarë i gjeti policia në makinë

Lajme të ngjashëm

Një 28-vjeçar është vënë në pranga, pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanosur një person.

Sipas njoftimit të policisë, nga kontrolli në automjetin e tij policia gjeti një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanasur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Më shumë