Policia ka arritur të shmangë një ngjarje të rëndë brenda një familjeje në qytetin e Pukës. Bilbil Miftraj ka kërcënuar me jetë vajzën e vëllait të tij me inicialet A.M, 19 vjeç. Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e ngjarjes Bilbil Miftaraj 44 vjeç.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që detyruan 44 vjeçarin të kanosë me armë mbesën e tij.
Gjatë kontrollit në banesë të arrestuarit i janë gjetur edhe armë pa leje, U sekuestruan nje pistoletë dhe dy mitraloza 7.62 mm. Miftaraj është arrestuar me akuzën për “dhunë në familje dhe kanosje me armë” dhe për “armëmbajtje pa leje”.