Bora Muzhaqi, kandidatja për deputete e PS, ka qenë sot e pranishme gjatë një takimi që ka zhvilluar kryeministri Rama me maturantët ekselentë, të cilëve u ka dhënë “Medaljen e Artë”.
Muzhaqi tha se të vetmen herë që e kishte parë babain e saj të qante, kishte qenë kur kishte takuar prindërit e saj.
“Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm një herë e kam parë të lotojë. Ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot, e përpiqej shumë fortë t’i fshihte”, tha kandidatja socialiste.
Ndiqni videon: