Një ngjarje rëndë ka ndodhur në një prej lagjeve të Kamzës, ku një 30 vjeçare i ka shpëtuar përdhumit falë ndërhyrjes së disa kalimatarëve të rasit.
Gruaja ishte duke u kthyer për në banesën e saj mesditën e së dielës kur është ndeshur në rrugë me fqinjin e saj. Pasi e ka përshëndetur atë, 33 vjeçari me iniciale E.K., i është vënë nga pas 30 vjeçares dhë në një moment ka nisur ta ngacmojë seksualisht.
Agresori e ka shtrirë gruan përtokë dhe i ka grisur rrobat, ndërsa i mbante gojën të mbyllur që të mos bërtiste. Fatmirësisht disa kalimtarë të rasit kanë arritur të shohin të skenën dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 33 vjeçarit.
Në dëshminë e dhënë në polici, agresori ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe jo i vetëdijshëm për veprimin e kryer, gjithsesi ndaj tij tashmë rëndojnë akuzat e ngacmimit seksual dhe tentativës për përdhunim.