Tirana
broken clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
30 %
4.1kmh
75 %
Mër
29 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

‘Kam qenë me zemër të ngrirë’, Rama dhe Lleshaj mbërrijnë në Liban: Këtu është kampi i ferrit

Lajme të ngjashëm

Janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri, Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, raporton gazetari Muhamed Veliu.

Gjithashtu dhe djaloshi Ebdi Dumani, të cilët do të udhëtojnë nesër drejt Shqipërisë. Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë mbërritur në Liban.

“Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.

E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët”, tha Rama për gazetarin Veliu.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha nga Bejruti se kampi Al Holit duhet të quhet kampi i Ferrit.

Më shumë