Debate ka pasur edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po flitet për buxhetin e vitit 2022.
Deputeti i opozitës Agron Gjekmarkaj ka ngritur shqetësimin duke thënë se rroga e pedagogëve është shumë e ulët, teksa tha se edhe vetë detyrohej të bënte dy punë dhe se në këtë mënyrë bie cilësia e mësimdhënies.
Në lidhje me këtë ministrja e Arsimit, Evis kUshi u shpreh se tha se ndan të njëjtin shqetësim me Gjekmarkajn, por për shkak të autonomisë së universiteteve nuk mund të ndërhyjë ministria në rrogat e pedagogëve.
Pjesë nga debati në Komision:
Agron Gjekmarkaj: Meqenëse vijmë nga një ambient i përbashkët që është mjedisi universitar, dikur duhet të kemi patur një shqetësim të përbashkët, mbi rrogat e pedagogëve. Kam pritur që ju vetë do të investoheshit më shumë në këtë, rrogat e pedagogëve janë të vogla, referencë së paku duhet të ishte Kosova. Ju e dini shumë mirë që me aq pak nuk blen dot libra.
Do të duhet të bëjnë nga dy tre punë dhe kur bën nga dy tre punë bie cilësia e mësimdhënies. Jam detyruar vetë të bëj dy tre punë, përpara se të vija këtu.
Kushi: Atëherë për pagat e pedagogëve dhe unë e ndaj shqetësimin me ju, por me ligjin e ri të Arsimit të Lartë përmes autonomisë institucionale u jep të drejtën universiteteve që të rrisin pagat dhe shpërblimin për pedagogët nëpërmjet senateve akademike.
Shumë shpejt unë kam një takim me të gjithë rektorët e universiteteve dhe kjo do të jetë një nga çështjet e radhës që ne do ta diskutojmë bashkarisht.
Ndërsa një shqetësim ka ngritur edhe deputeti i PD, Luciano Boçi në lidhje me zhddukjen e degëve të mësuesisë.
“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtoryu degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështjen financiare për ta” tha ai.