Këngëtarja shqiptare e Kosovës, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi i ka bërë një kërkesë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rjretet sociale ajo i bën kërkesë presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj që të pajiset me pasaportë shqiptare.
Fifi ka theksuar se tashmë ka 7 vite që jeton dhe po zhvillon karrierën në Shqipëri.
“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar këngëtarja në formë lutjeje.