Ambasada Amerikane në Tiranë, ka apeluar sërish shtetasit e saj të kenë kujdes gjatë protestës e cila do të mbahet në orën 17:00 nga opozita para parlamentit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada lajmëron se kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve, prandaj u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha.
Postimi i plotë:
Data/Ora: E hënë, 13 shkurt 2023, duke filluar nga ora 17:00.
Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.