Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
45 %
1kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
33 °
Die
25 °
Hën
31 °
Mar
31 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Joleza Koka shkel statutin, publikon vendimin e Asamblesë dhe ai përmban një detaj qesharak

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka ka shkelur sot statutin e Partisë Socialiste duke publikuar vendimin e Asamblesë. Koka ka postuar një foto që tregon vetëm pjesën se si do të përzgjidhen kandidaturat për anëtarë të Asamblesë.

“Partia Socialiste na jep shpresë që ne të rinjtë mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen. Asambleja Kombëtare e PS vendosi që 20% e kandidaturave që do të propozohen për anëtarë të AK të PS të jenë të moshës deri 30 vjeç”, shkruan Koka.

Megjithatë, në vendimin e firmosur nga kryetari i Asamblesë, Gramoz Ruçi, vihet re një detaj që për shumë persona mund të konsiderohet qesharak.

“50 përqind e kandidaturave të propozuara të jenë shoqe”, shkruhet në pikën “g”. Në fakt fjala “shoqe” ka qenë e përdorur në sistemin komunist, kur sot në dokumentet zyrtare zakonisht përdoret fjala grua apo zonjë. 

Më shumë