Presidenti i SHBA, Joe Biden është duke folur në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, ku po flet për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.
Ai është shprehur se do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën për pesë muajt e ardhshëm.
Presidenti i SHBA tha se paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare.