Demokrati Joe Biden fiton zgjedhjet në shtetin e Hawaiit. Kjo është një fitore e rëndësishme shkruajnë mediat amerikane, por disi e pritshme.
Që prej vitit 1959 kur ishulli u bë shtet, kandidatët republikanë për presidentë kanë fituar vetëm dy herë. Biden kryeson me 65% ndaj Trump, e përkthyer në vota 353,700, ndërsa kandidati republikan ka marrë vetëm 33.1%, ose 180,008 vota. Vetëm një përqindje e vogël e votave ka mbetur pa u numëruar, por që nuk pritet të ketë ndryshim rezultati pasi diferenca ëhstë e madhe.
Në total, Hawaii ka 4 vota elektorale.
Rezultati deri në këto momente
Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale nga 270 që duhen për të fituar dhe për tu zgjedhur President, ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.
Mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 50% të votave në krahasim me 48.4% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 68,587,321 vota për Joe Biden dhe 66,426,611 për Donald Trump.