Vajza 11-vjeçare e këngëtares së njohur Jennifer Lopez duket se do të ndjekë hapat e nënës së saj.
Emme Maribel Muniz ka trashëguar talentin e prindërve të saj, dhe ka një zë të mrekullueshëm. Këtë gjë na e ka treguar vetë J.Lo me anë të një video ku shfaqen prapaskenat gjatë përgatitjes për performancën live të këngës së saj të re “Medicine”.
Gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, 11 vjecarja iu bashkua. Këngëtarja i sugjeroi të këndonte këngën “If I Ain’t Got You”, të Alicia Keys.
Një performacë e jashtëzakonshme por ajo që habiti të gjithe ishte vokali shumë i fuqishëm i Emme.