Blogu i Blerinës për newsbomb.al
Kumbullat janë një frut i cili përbëhet nga 85% uje dhe ato përmbajnë vetem 53 kalori për 100 gram dhe shume elementë të rëndësishëm për trupin e njeriut të tilla si fibra, proteina, karbohidratet, kalcium, fosfor, potasium, hekur dhe vitaminat B1 dhe B6. Të gjitha këto të mira të mbledhura tek kumbulla duhet të na e shtojnë dozën e përdorimit të tyre ditor në tryezat tona por gjithashtu edhe të përfitojmë edhe nga vlerat që ka nëse konsumojmë ujë kumbullash.
Vlerat e ujit të kumbullave
Uji i përfituar nga kumbullat është një aleat perfekt për organizmin tonë, dhe kryesisht për pjesën e zorrëve të cilat i filtron dhe pastron më së miri. Uji i i kumbullave hidraton dhe mban te pastër jo vetëm pjesën intenstinale tek të rriturit por edhe tek fëmijët ( jo me shumë se 170 ml lëng kumbulle në ditë për fëmijë) . Gjithashtu kumbullat njihen për vetinë e tyre që nxit dhe favorizon trejten e shpejtë. Uji me kumbulla është edhe një aleat i shkëlqyer në luftën kundër kolesterolit dhe përmisimin e qarkullimit të gjakut. Përveç të gjitha vlerave të lartpërmendura, ujit të kumbullave i njihen edhe veti të shkëlqyera antioksiduese të cilat luftojnë radikalet e lira dhe të dëmshme në organimin tonë dhe luftojnë më së miri qelizat kancerogjene. Dhe në fund por jo më pak te rëndësishëm si vlerë ujit të kumbullave i përmendim edhe aftësinë për të parandaluar sëmundjet kardiake dhe në parandalimin e koagolimit të gjakut.
A dobsohemi me ujin e kumbullave
Për të gjithë ata që mendojnë se mund të konsumojnë kumbullat në format e saj të ndryshme, përfshirë këtu edhe ujin dhe të hanë më pas cfarë të dëshirojnë duhet të themi që fillim që kjo gjë ska për të funksionuar dhe sikundër çdo frut apo perime tjetër që ka veti laksative dhe tretësë edhe kumbullat janë vetëm ndihmëse të një procesi të gjatë ndryshimesh qe duhet të pësojnë regjimi ynë ditor dhe ushqimor që të mund të humbasim sic duhet peshën. Duke qenë se ato janë filtruese dhe pastruese të shkëlqyera të shumë organeve përfshirë këtu, aparatin tretës, kolonën, veshkat etj, kombinimi i lëngut të kumbullave me një regjjm të mirë ushqimor është një aleat i shkëlqyer i humbjes së peshës.
Përgatiti Blerina e Florescenter